Edhe ky shtet do të ashpërsojë masat pas shifrave rekorde me COVID-19

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 11:57
Edhe ky shtet do të ashpërsojë masat pas shifrave rekorde me COVID-19

Polonia do të prezantojë masa të reja sot për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, raporton agjencia Reuters.

Polonia ka regjistruar rekord të rasteve ditore, 24.692, ndërsa janë regjistruar edhe 373 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e COVID-19. Spitalet janë duke u mbingarkuar, po ka mungesë të shtretërve, ventilatorëve, oksigjenit dhe stafit mjekësor.

“Situata është serioze dhe kryeministri sot do të prezantojë kufizimet”, ka thënë shefi i stafit të kryeministrit, Michal Dworczyk.

(Kosova Sot Online)