Bastisja nga Specialja, partia e Limajt del në konferencë të jashtëzakonshme për media

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 13:11
Bastisja nga Specialja, partia e Limajt del në konferencë të jashtëzakonshme për media

Partia që udhëhiqet nga Fatmir Limaj ka njoftuar se sot do të mbajnë një konferencë të jashtëzakonshme për media, 

Përmes një njoftimi, nga Nisma bëjnë me dije se në konferencë do të dalin në ora 13:00 nga selia e partisë.

Kjo konferencë e partisë që udhëhiqet nga Fatmir Limaj vjen pas bastisjes së sotme të shtëpisë së zyrtarit të këtij subjekti, Jakup Krasniqit.

Bastisja që ka filluar në ora 06:00 është duke vazhduar ende.

Pala mbrojtëse e Krasniqit ka thënë se ish-kreut të Kuvendit iu është konfirmuar aktakuza dhe sot do të transferohet në Hagë.

(Kosova Sot Online)