Deputeti i PDK-së shërohet nga koronavirusi

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 13:42
Deputeti i PDK-së shërohet nga koronavirusi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është shëruar nga koronavirusi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.

Me kënaqësi ju njoftoj se pas ritestimit që kam bërë dje, sot jam njoftuar nga IKSHP se kam rezultuar negativ në Covid-19. Pas 15 ditësh trajtimi dhe ballafaqimi me virusin, e përfundova vetizolimin dhe tashmë jam i lirë që të vazhdoj punën dhe angazhimet e mia normalisht.

I falënderoj për kujdesin të gjithë ata me të cilët kam komunikuar në mënyra të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Po ashtu, ju uroj shërim të shpejtë e sa më të lehtë të gjithë atyre që janë të prekur nga Covid-19. Falënderime të veçanta për punëtorët shëndetësorë që janë në linjë të parë të luftës me koronavirusin. Ju ftoj të gjithëve që të jeni maksimalisht të kujdesshëm dhe të mbani maskat, distancën sociale dhe higjienën personale.

(Kosova Sot Online)