“Të përgatitemi për betejë, Jakup Krasniqi e personifikon tërë historinë e Kosovës”

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 14:12
“Të përgatitemi për betejë, Jakup Krasniqi e personifikon tërë historinë e Kosovës”

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media pasi që nga orët e hershme të mëngjesit, me urdhër të Dhomave të Specializuara po zhvillohet një operacion në shtëpinë e ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi. Krasnqi po intervistohet nga hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në njërën nga dhomat e shtëpisë së tij në lagjen Velania në Prishtinë.

Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka thënë se do të kërkojnë drejtësi përmes Gjykatës Speciale, ndërsa bëri thirrje që beteja për luftën e drejtë të Kosovës tani të bëhet në sallat e gjyqit.

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi përmes institucionit të Gjykatës Speciale… Të përgatitemi që këtë betejë ta fitojmë në sallat e gjyqit, ashtu siç e kemi fituar në luftë”, tha Sherifi.

Ai e ka cilësuar Jakup Krasniqin si njeri që personifikon tërë historinë e Kosovës.

“Z.Krasniqi është njëri nga ne… Bëhet fjalë për një person që personifikon tërë historinë e Kosovës”, ka thënë Sherifi. 

(Kosova Sot Online)