Reshitaj njofton për inicimin e hartimit të Projektligjit për Transplantimin e Organeve

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 14:40
Reshitaj njofton për inicimin e hartimit të Projektligjit për Transplantimin e Organeve

Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Albena Reshitaj, e ka quajtur shumë të rëndësishme dhe të nevojshme nismën legjislative për Transplantimin e Organeve.

‘Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale me nismë legjislative për hartimin e Projektligjit për Transplatimin e Organeve. Falenderojë antarët e komisionit për vullnetin dhe përkrahjen në këtë nismë legjislative që është nevojë urgjente dhe e dobishme për shëndetësinë kosovare’, ka shkruar Reshitaj në Facebook.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka një ligj për transplatimin e organeve.

‘Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka ligj për transplatimin e organeve, ku miliona euro shpenzohen jashtë vendit për transplantim të organeve dhe kjo krijon barrë të rëndë ekonomike për qytetarët e vendit, e veçmas ndikon në shëndetin e jetën e qytetarëve, ku shumica qytetare nuk mund ti realizojnë këto operime që kanë të bëjnë me transplatimin e organeve’, ka deklaruar ajo.

(Kosova Sot Online)