546 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 15:13
546 rastet e reja me COVID-19 vijnë nga këto komuna të Kosovës

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se gjatë 24 orëvë të fundit si pasojë e COVID-19 kanë vdekur 9 pacientë.

Po ashtu janë konfirmuar edhe 546 raste të reja pozitive me koronavirus, teksa 107 pacientë të tjerë janë shëruar.

Si rëndom për nga numri i rasteve me koronavirus prin Prishtina me 286 raste.

Rastet e reja vijnë nga këto komuna të Kosovës:

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 286 raste, komuna Gjakovë 37 raste, komuna Fushë Kosovë 31 raste, komuna Prizren 28 raste, komuna Ferizaj 27 raste, komuna Gjilan 17 raste, komuna Lipjan 15 raste, komuna Obiliq 12 raste, komuna Rahovec 12 raste, komuna Vushtrri 12 raste, komuna Pejë 11 raste, komuna Deçan 10 raste, komuna Drenas 9 raste, komuna Malishevë 8 raste, komuna Suharekë 6 raste, komuna Mitrovicë 4 raste, komuna Shtime 4 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Kamenicë dhe Kllokot.  

(Kosova Sot Online)