Historianët e Deçanit: Aksioni i EULEX-it sikurse i policisë së Millosheviqit

  • S.A /
  • 04 November 2020 - 15:43
Historianët e Deçanit: Aksioni i EULEX-it sikurse i policisë së Millosheviqit

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, ka reaguar pas bastisjeve të EULEX-it në shtëpinë e ish-zëdhënësit të UÇK-së Jakup Krasniqi, duke thënë se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbetet ndër faqet më të shndritshëm të historisë së popullit shqiptar, e cila ka dëshmuar se e drejta historike ishte në anën e shqiptarëve.

LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, thekson se aksioni i sotshëm i EULEX-it dhe Dhomave ilegale të Specializuara të Kosovës ndaj familjes Krasniqi, është i njëjtë me aksionet famëkeqe të policisë së Millosheviqit, polici e cila hynë nëpër familjet shqiptarë kohë e pa kohë.

“Ne, i bëjmë thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, që të merr iniciativën për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, sepse këto dhoma nuk janë asgjë me shumë së sa kuzhina në shërbim të politikes serbe”, thuhet në reagim.

LHK “Ali Hadri” dega në Deçan thotë se pastërtia e luftës çlirimtare është e pa kontestuar dhe se Jakup Krasniqi mbetet ndër personalitetet me të respektuar të kësaj lufte.

“Çdo tentim për të njollosur luftën çlirimtare të popullit shqiptar të Kosovës, është i papranueshëm. Populli i ynë, në të gjitha etapat e historisë sonë ka bere luftë të drejtë kundër pushtimit dhe pushtetit të Serbisë në vendin tonë. Serbia, duhet të marr dënimin si shtet, i cili ka kryer për me shumë së një shekull gjenocid kundër shqiptarëve. Ajo është përgjegjësi për gjenocidin në Kroaci, Bonjë e Hercegovinë dhe në Kosovës”, përfundon reagimi i historianëve të Deçanit.

(Kosova Sot Online )