LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Jakup Krasniqi

  • G.G /
  • 04 November 2020 - 15:49
LAJMI I FUNDIT: Arrestohet Jakup Krasniqi

Ish-kreu i Kuvendit të Kosovës është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX’i dhe Policia.

Bastisjet kishin nisur mëngjesin e ditës së sotme, derisa, kanë zgjatur për disa orë.

Specialja përmes një njoftimi tha se janë duke kryer pëvvec në shtëpinë e Krasniqit, bastisje në disa lokacione tjera.

Krasniqi është një nga personat e parë që ka arrestuar Specialja.

Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisëë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së.

Ai ishte ftuar për intervistim nga Haga në korrik të vitit të kaluar.

Poste të larta Krasniqi kishte edhe pas luftës si kryetar Kuvendit të Kosovës dhe Ministër dhe të tjera.

Ai ishte Ministër i Ministrisëë së Shërbimeve Publike në Qeverinëë e Kosovës e më pas mori postin e të parit të Kuvendit të Kosovës.

Tani Krasniqi mban postin e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma-s Socialdemokrate.

(Kosova Sot Online)