Arrestimi dhe dërgimi i Jakup Krasniqit në Hagë, Limaj pas pak iu drejtohet mediave

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 16:18
 Arrestimi dhe dërgimi i Jakup Krasniqit në Hagë, Limaj pas pak iu drejtohet mediave

Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thirrur një konferencë në medie, pas arrestimit të Jakup Krasniqit, pjesëtarit të partisë së tyre, nga forcat e EULEX’it.

Limaj ka dërguar njoftim për të gjitha mediat për mbajtjen e konferencës nga ora 16:30.

“Të nderuar përfaqësues të mediave,

Ju njoftojmë se sot prej orës 16:30, kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për media.

Data: 4 nëntor 2020

Ora: 16:30

Vendi: Selia Qendrore në Prishtinë

Ftojmë mediat që ta përcjellin”, thuhet në njoftim.

Pas kësaj, partia ka paralajmëruar edhe për vizitë të familjes Krasniqi pas përfundimit të konferencës.

“Te nderuar, ju njoftojme se pas mbarimit te konferences qe do te mbahet ne oren 16:30, kryetari Limaj do te vizitoj edhe familjen e kryetarit te Keshillit Kombetar, Jakup Krasniqi”, bëhet e ditur në një njoftim tjetër.

NISMA mbajti një konferencë tjetër sot paradite, në kohën kur po bastisej shtëpia e Krasniqit nga forcat ndërkombëtare të rendit.

(Kosova Sot Online)