Sulmohen me thikë pranë Shtëpisë së Bardhë mbështetësit e Trump

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 16:29
 Sulmohen me thikë pranë Shtëpisë së Bardhë mbështetësit e Trump

Në Uashington, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, katër persona u plagosën në një sulm me thikë, raporton NBC. Policia tha se të plagosurit e identifikuan veten si mbështetës të Donald Trump.

Tre burra dhe një grua u plagosën, të cilët u transferuan në spital, por dëmtimet e tyre nuk janë kërcënuese për jetën.

Sipas NBC, policia njoftoi se viktimat e sulmit deklaruan se ishin anëtarë të organizatës së djathtë “Djem krenar”, e cila mbështet presidentin aktual amerikan Donald Trump.

Bashkëthemeluesi i organizatës, Enrique Tario, tha për media se ai mori plagë në bark, ndërsa një vajzë u plagos me thikë në shpinë.

Deri më tani, askush nuk është arrestuar për këtë incident.

(Kosova Sot Online)