Kryeministri Slloven, krahason Biden-in me Millosheviqin

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 18:32
 Kryeministri Slloven, krahason Biden-in me Millosheviqin

Kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha, është përfshirë direkt në zgjedhjet presidenciale amerikane duke përkrahur hapur Donald Trump.

Madje Jansha ka shkuar aq larg sa që ka krahasuar kandidatin demokrat, Joe Biden me ish kreun famëkeq të Serbisë, Sllobdan Millosheviqin.

Këtë krahasim Jansha e ka bërë ndaj një amerikani i cili ka thënë se është e dukshme që Joe Biden do t’i fitojë 100 për qind të votave të mbetura.

“Siç kishte provuar Millosheviqi t’i marr 120% në vitin 2000”, ka shkruar Jansha.

Kryeministri slloven gjithashtu ka reaguar mbrëmë në llogarinë e tij zyrtare, duke thënë se është e qartë që Trump po fiton.

Një postim të tillë ia ka bërë të padukshëm twitter meqenëse konsiderohet si dezorientim dhe informacion i rrejshëm.

(Kosova Sot Online)