Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 18:44
 Si do ta kemi motin nesër dhe ditëve në vijim

“Prishtina Weather” parashikon të enjten mundësi për riga lokale shiu. Nga e premta rënie të temperaturave, në fundjavë me kthjellime dhe diell.

Nga e premta dhe në fundjavë mbi rajon do të pozicionohen fusha të fuqishme anticiklonike, të cilat favorizojnë mot kryesisht të kthjellët dhe me diell. Mirëpo orëve të mëngjesit, përgjatë ultësirave priten mundësi për formim të mjegullës/mjegullinës.

Vlerat e indeksit të cilësisë së ajrit në ditët në vijim pritet të zbresin edhe në vlera të mira, shkaku i qarkullimit të mjaftueshëm ajror, por kohëpaskohe mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme, kryesisht orëve të mbrëmjes.

Datat:

5.11 – Kryesisht me vransira.  Herët në mëngjes dhe gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu. 

6.11 – Vransira në mëngjes, ditën intervale me diell.

7.11 – Vransira në mëngjes, ditën kthjellime dhe kryesisht me diell.

8.11 – Kryesisht me diell, në mëngjes përgjatë ultësira mundësi për mjegull/mjegullinë.

6.11 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë dhe ngrica.

Temperaturat gradualisht do të pësojnë rënie, minimalet nga 10C, në fundjavë zbresin në 1C deri 2C, ndërsa maksimalet nga 14C, zbresin në 10C deri 12C.

Era do të fryj kryesisht nga verilindja, mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 4-11m/s, e në fundjavë e lehtë 1-4m/s.

Shtypja atmosferike do të shënoj rritje të theksuar mbi vlera normale.

(Kosova Sot Online)