Sërish rekord në Shqipëri: 396 të infektuar me Covid në 24 orë, 4 pacientë ndërrojnë jetë

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 19:53
 Sërish rekord në Shqipëri: 396 të infektuar me Covid në 24 orë, 4 pacientë ndërrojnë jetë

Kjo e mërkurë ka shënuar sërish një rekord të ri të infektuarish në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 1725 testime, kanë rezultuar të infektuar 396 persona. Ministria njofton se 4 pacientë kanë ndërruar jetë.

Ndërkohë në spitalet Covid janë të shtruar 338 persona, ndërsa numri i të infektuarve aktivë kap shifrën e mbi 10 mijë personave, shumica e të cilëve janë në Tiranë

COVID-19 – Statistika (4 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore                  396

Të shëruar ne 24 orë                105

Të shtruar në spitale               338

Humbje jete në 24 orë                    4

Testime ditore                        1725

Testime totale                131.547

Raste pozitive               22.300

Raste të shëruara          11.578

Raste Aktive                   10.186

(Kosova Sot Online)