Trump kërkon rinumërim në shtetin e Uisconsin

  • E.K /
  • 04 November 2020 - 20:11
 Trump kërkon rinumërim në shtetin e Uisconsin

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump ka kërkuar rinumërim të menjëhershëm në shtetin e Uisconsin.

Pas përmbysjes së rezultatit të mbrëmshëm, kandidati demokrat Joe Biden po prin në shtetin verior të SHBA’së i cili ka 10 vota elektorale.

Shtetet që kanë mbetur duke u numëruar votat kanë tani një rol shumë të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit pas gara për president është shumë e ngushtë.

Madje edhe shteti i Nevadas, që ka 8 vota elektorale, tani ka një rëndësi më të madhe se zakonisht.

Ndërkohë me vota popullore, Biden është përpara Trump tani është kandidati më i votuar në histori të SHBA’së.

(Kosova Sot Online)