Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:32
Ja çka do të ndodhë sot në Kosovë

"Kosova Sot Online"  ju sjell ngjarjet më të rëndësishme të ditës

09:30Me rastin e katër vjetorit të vdekjes se aktivistit Astrit Dehari, bëhen homazhe te varri i tij. (Në fshatin Zllahtar afër Matiqanit)

12:00Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për medie në përkujtim të aktivistit Astrit Dehari. (Zyret e VV-së në Arbëri)

17:00Bëhet hapja e Bienales së parë Ndërkombëtare të Grafikës “Mitrovica Print 2020”, me pjesëmarrje të 60 artistëve nga 15 shtetet e Botës e cila po mbahet për herë të parë në Kosovë e Shqipëri. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, në Mitrovicë)

20:00Aktivistët, anëtarët dhe simpatizantët e VV-së, ndezin qirinj në ballkonet e shtëpive  të tyre në përkujtim të jetës dhe veprës së aktivistit Astrit Dehari. (Në qytetet e Kosovës)

(Kosova Sot Online)