Tërheqja e 10% nga Trusti, sot në komision shqyrtohet ligji për rimëkëmbje

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:35
Tërheqja e 10% nga Trusti, sot në komision shqyrtohet ligji për rimëkëmbje

Komisioni për legjislacion shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike

Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit, do të mblidhet në ora 15:00, ku mes tjerash në rend dite është edhe votimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

Ky projektligj ka kaluar në lexim të parë dhe nëse kalon edhe në leximin e dytë, qytetarëve do t’u mundësohet tërheqja e 10 për qindëshit të kursimeve në trustin pensional.

(Kosova Sot Online)