Vazhdojnë tensionte në Miçigan lidhur me numërimin e votave

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 07:39
Vazhdojnë tensionte në Miçigan lidhur me numërimin e votave

Miçigani, një shtet vendimtar që do të ndihmojë në përcaktimin e fituesit në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara, po vazhdon numërimin e “dhjetra mijëra” votave, sipas një zyrtareje të lartë të këtij shteti.

Në Detroit, ku vëzhgues të votimeve u ndaluan të hynën në sallën e numërimit të mërkurën pasdite, situata ishte a nderë.

Presidenti republikan Donald Trump e fitoi Miçiganin me një epërsi të lehtë në vitin 2016, por të mërkurën në mbrëmje organizatat kryesore të medias, parashikuan se demokrati Joe Biden kishte fituar në këtë shtet. Trump e ka bërë të qartë se do të luftojë për ta ndryshuar rezultatin atje.

“Ne e dimë se dhjetra mijëra vota nuk janë numëruar ende” në Detroit, Grand Rapids, Flint, Kalamazoo dhe qytete të tjera, tha Sekretarja e Shtetit, Jocelyn Benson në një konferencë shtypi të mërkurën në mëngjes.

Ajo tha se ishin pak më shumë se 100 mijë vota që kishin mbetur pa numëruar dhe pjesa më e madhe e tyre ishin vota me postë.

Me 99% të votave të numëruara, Biden kishte një epërsi prej 60 mijë votash, sipas Detroit Free Press.

Zonja Benson tha në konferencën për shtyp se kishte besim se procesi i zgjedhjeve në këtë shtetit, mund ta përballonte një sfidë ligjore. Megjithatë, fushata e Trump më pas depozitoi një padi, me anë të së cilës kërkonte numërimin në Miçigan, duke thënë se nuk ishte lejuar të vëzhgonin hapjen e votave.

Gjendja ishte e tendosir të mërkurën pasdite në qendër të Detroitit, ku zyrtarë të zgjedhjeve të qytetit ndaluan rreth 30 vetë, shumica republikanë që të hynin në sallën e numërimit të votave, për shkak të kufizimeve të kapacitetit për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Demokratët thanë se edhe ata ishin ndaluar. Një punonjës i votimeve i tha agjencisë Reuters se republikanët “po përpiqeshin të ngadalësonin dhe të pengonin numërimin”.

Policia e Detroitit u thirr për të zbatuar vendimin, dhe disa prej atyre që u ndaluan nga salla u acaruan kur zyrtarët e qendrave të votimit bllokuan dritaret me kuti picash dhe karton për të mos lejuar që ata të shihnin nga dritaret.

Shumë vetë qëndruan jashtë sallës duke shprehur protestën e tyre dhe duke kënduar “Zoti e bekoftë Amerikën”, ndërsa një grup i dytë i sfiduesve republikanë të zgjedhjeve të cilëve u ishte refuzuar hyrja u vendosën në një rreth për t’u lutur dhe brohorisnin “Ndalo votën” dhe “Ndalo numërimin “.

Greg King i fushatës Trump tha se problemi lindi kur njerëzit u larguan për drekë dhe nënshkruan se po dilnin. Kur u kthyen, kjo krijoi përshtypjen se kishte shumë njerëz në sallë.

Vëzhguesja demokrate e votimeve I Liz Linkewitz tha se edhe ajo dhe demokratët e tjerë ishin ndaluar, dhe kjo nuk ishte një çështje partiake.

“Jam shumë i zemëruar”, tha Sherman Rogers, 53 vjeç, një republikan i cili ishte midis atyre që u ndalua të hynte.

Një komisioner i zgjedhjeve të qytetit më vonë doli dhe shpjegoi se kontrolli i numrit të njerëzve në dhomë ishte i domosdoshëm për t’u mbrojtur nga koronavirusi, dhe kishte përfaqësues nga të dyja palët në sallë. Ai u largua pasi njerëzit vazhdonin të bërtisnin pa e dëgjuar.

Zonja Benson më herët tha se ajo ishte optimiste se shumica e votave të hedhura në ose para Ditës së Zgjedhjeve do të paraqiten në një numërim jozyrtar deri në fund të ditës.

“Numri i votave të panumëruara është akoma më i madh se diferenca e votave në shumë gara,” tha zonja Benson. “Qëllimi ynë është të sigurohemi se jemi transparentë, por edhe plotësisht të saktë.”

(Kosova Sot Online)