Rexhep Selimi arrin në EULEX , pas pak niset drejt Hagës

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 09:29
Rexhep Selimi arrin në EULEX , pas pak niset drejt Hagës

Pas homazheve te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së, Astrit Deharit në përvjetorin e katërt të vdekjes së tij, shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, pritet që për pak të arrijë te zyrat e EULEX’it në Fushë Kosovë.

Pastaj, i njëjti do të niset për në Hagë.

Selimit iu është konfirmuar aktakuza nga Specialja mbrëmë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Selimi  përmes një shkrimi në Facebook.

(Kosova Sot Online)