Qyteti me 90 mijë banorë ka një problem – askush nuk po aplikon për kryetar

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 09:48
Qyteti me 90 mijë banorë ka një problem – askush nuk po aplikon për kryetar

Përderisa kandidatët për president të ShBA-së po luftojnë ashpër në garën e ngushtë, një qytet në skajin lindor të Rusisë ka një gajle tjetër – askush nuk po dëshiron që të bëhet kryetar.

Një komision i veçantë i zyrtarëve rajonalë e kishte caktuar 20 tetorin si afat të fundit për të interesuarit që të aplikojnë si kandidatë për menagjer të qytetit – që në fakt është pozita e kryetarit -, por askush nuk aplikoi për këtë post.

Më 2 nëntor, ky komision caktoi një afat të ri, duke njoftuar se do t’i pranojë aplikacionet deri më 11 dhjetor, shkruan Free Europe.

Kryetari i tanishëm i qytetit të largët me rreth 92.000 banorë është Yuri Grishan, i cili është duke shërbyer në këtë pozitë nga viti 2015.

“Njerëzit e shikojnë gjendjen dhe shohin sa të rënda janë problemet financiare dhe demografike këtu”, tha Grishan për një gazetë të përditshme në një shkrim në lidhje me mungesën e kandidatëve për kryetar.

“Nevojitet më shumë sesa një dëshirë për t’u bërë kryetar e për t’u shërbyer atyre. Ta ftosh dikë jashtë rajonit, i cili nuk e njeh qytetin dhe rajonin tonë? Duhet të jeni të çmendur për të pranuar një ofertë të tillë”, shtoi ai.

Kur në këtë qytet ishte hapur i njëjti proces para pesë vjetësh, në garë kishin aplikuar 11 persona, përfshirë aktivistin Artyom Kovalyov. “U befasova kur pashë se askush nuk ka aplikuar”, tha ai.

(Kosova Sot Online)