“Drejtësi për babin”, në përvjetorin e katërt vajza e Astrit Deharit shkon te varri i ish-aktivistit të Vetëvendosjes

  • G.G /
  • 05 nëntor 2020 - 10:20
“Drejtësi për babin”, në përvjetorin e katërt vajza e Astrit Deharit shkon te varri i ish-aktivistit të Vetëvendosjes

Vajza e Astrit Deharit, Asra, ka shkuar së bashku me familjarët tjerë për homazhe te varri i aktivistit të ndjerë të LVV-së.

Sot është përkujtuar Astrit Dehari në përvjetorin e katër të vdekjes së tij në burgun e Prizrenit.

Homazhe tek varri i tij kanë bërë familjarë, miq dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

E lule tek varri i Deharit ka vendosur edhe vajza e tij, Arsa, e cila ende nuk ka mbushur katër vjet.

E veshur me bluzën me imazhin e babait të saj dhe ku shkruan: “Drejtësi për babin”, fotoja është mjaft prekëse.

(Kosova Sot Online)