Reagon Haradinaj pas aktakuzës së Veselit: Ishim bashkë në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 10:31
Reagon Haradinaj pas aktakuzës së Veselit: Ishim bashkë në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas aktakuzës së konfirmuar të kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Kreu i AAK’së, përmes postimit në Facebook, i ka ofruar mbështetje Veselit, duke thënë se është bashkë me të edhe pas aktakuzës.

“Ishim bashkë në kohët e vështira, jemi bashkë edhe sot!”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij, duke ia bashkëngjitur një fotografi me të.

Ndryshe, PDK’ja ka bërë të ditur përmes një komunikate për media se kreut të kësaj partie iu është konfirmuar aktakuza.

“Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua ti informoj qytetrët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’iu përgjigjem këtyre akuzave. Nuk do të komentoj më shumë kësaj radhe. Jam i vetëdijshëm se ka njerëz në Kosovë që mendojnë se Dhomat e Specilizuara janë një fyerje e luftës sonë historike për të mbrojtur popullin e Kosovës nga krimet e regjimit të Millosheviqit. Por unë nuk e shoh në këtë mënyrë, UNë e shoh si një mundësi që më në fund të përgjigjem ndaj këtyre dyshimeve dhe thashtethemeve të rrejshme të cilat kanë qarkulluar për vite të tëra. Që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që tu jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrhaur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces”, thuhej në njoftim.

(Kosova Sot Online)