Shtetet e QUINT’it mblidhen pas zhvillimeve nga Specialja

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 11:26
Shtetet e QUINT’it mblidhen pas zhvillimeve nga Specialja

Misionet diplomatike të shteteve të QUINT’it në Kosovë që përbëhen nga ShBA’ja, Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe Italia janë mbledhur sot pas konfirmimit të aktakuzave ndaj Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka njoftuar se do të tërhiqet nga politika pasi i është konfirmuar aktakuza.

Ndërkaq, presidenti Hashim Thaçi ka paralajmëruar konferencë për media në ora 11:30.

Sot për në Hagë është nisur edhe Shefi i Grupit Parlamentar të VV’së, Rexhep Selimi të cilit poashtu i është konfirmuar aktakuza nga Specialja.

Dje edhe ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi ka udhëtuar për në Hagë.

(Kosova Sot Online)