Pas dorëheqjes, Thaçi u bën thirrje përkrahësve të mos mblidhen e të mos protestojnë
Ish-presidenti, Hashim Thaçi, përgjatë konferencës pas konfirmimit të aktakuzës, iu ka bërë thirrje politikanëve që të mos mblidhen e të protesojnë.
“Ju bëj thirrje politikanëve të mos mblidhen e të mos protestojnë. Ju falënderoj për besimin që më keni dhënë. Kjo nuk është lamtumirë, por mirupafshim. Do të shihemi prapë, do të shihemi faqebardhë, zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj”, deklaroi Thaçi.
Ai tutje ka treguar edhe për konfirmimin e aktakuzës së tij, të ngritur nga Dhomat e Specializuara të Hagës.
(Kosova Sot Online)