Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon të flasë lidhur me zhvillimet e fundit politike

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 12:29
Lëvizja Vetëvendosje nuk pranon të flasë lidhur me zhvillimet e fundit politike

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në konferencat e mbajtur lidhur me aktakuzat e fundit të konfirmuara nga Gjykata Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Anëtarja e kryesisë së kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka kërkuar nga gazetarët që të mos iu parashtrohen pyetje lidhur me zhvillimet e fundit politike, nën pretekstin se sot duhet respektuar të bëmat e ish-aktivistit të LVV’së, Astrit Dehari.

“E dimë që ka pasur zhvillime sot, por iu kishim lutur që ta respektojmë këtë datë, jetën e veprën e Astritit. Për çështje qe sot janë diskutuar e ka ndodhur kemi folur që disa vite”, ka thënë ajo.

Ndryshe, përgjatë ditës së sotme, iu janë konfirmuar aktakuzat ish-presidentit Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Veseli. Përveç tyre, përgjatë ditës së djeshme, pas një qëndrimi 10-orësh në shtëpinë e ish-anëtarit të Nismës Socialdemokrate, forcat ndërkombëtare të rendit të EULEX’it e arrestuan Jakup Krasniqin, pasi këtij të fundit iu konfirmua aktakuza nga gjykata ndërkombëtare për krime lufte.

Vetëvendosja përgjatë ditës së sotme ka zhvilluar aktivietete në nder të vdekjes së katër-vjetorit të ish-aktivistit të tyre, Astrit Dehari, mënyra e vdekjes së të cilit mbetet ende e pazbardhur nga drejtësia. 

(Kosova Sot Online)