Endrit Thaçi për babain: Do të më merr malli shumë, të pres me padurim në shtëpi

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 12:31
Endrit Thaçi për babain: Do të më merr malli shumë, të pres me padurim në shtëpi

Pasi presidenti Thaçi njoftoi për konfirmimin e aktakuzës ndaj tij dhe dorëheqjen, djali i tij, Endriti ka dalë me një postim dedikuar babait.

Endrit Thaçi ka thënë se babai i tij ka fituar betejën e lirisë dhe si shtet jemi të lirë.

Tutje ai shkruan se do ta marrë malli “por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi”.

Postimi i tij i plotë:

Baba im e ka fitu betejën e lirisë. Dhe të lirë jemi. Ai e udhëhoqi edhe betejën për republike. Dhe shtet u bëmë e do të mbesim. Tash do ta udhëheq betejën për drejtësi. Sepse babai , bashkëluftëtarët e tij dhe krejt lufta ishte e drejtë. Do të më merr malli shumë por do të festoj çdo ditë me buzëqeshje dhe kokën lartë fitoret e tuja me mamin, familjën tonë, shokët. Do të pres me pa durim edhe pse shpejtë do të kthehesh në shtëpi. UÇKë

Ndryshe, Endrit Thaçi mori pjesë edhe në konferencën e Thaçit e thirrur për të njoftuar qytetarët me zhvillimet e fundit. 

(Kosova Sot Online)