Reagon ish-presidentja për aktakuzat e Speciales

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 13:26
Reagon ish-presidentja për aktakuzat e Speciales

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka reaguar pas ngritjes së aktakuzave nga Specialja.

Jahjaga në Facebook ka shkruar se është duke ndjekur me vëmendje zhvillime e fundit në lidhje me Dhomat e Specializuara.

“ Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë për liri dhe çlirim nga okupimi i Serbisë ushtria e së cilës, atëkohë, po kryente vrasje masive, spastrim etnik, dhunime, e tortura ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës. Në këtë kohë të zymtë është e rëndësishme të qëndrojmë të bashkuar, të kemi durim dhe besim në drejtësi”, ka thënë Jahjaga.
“Të gjitha vendet e rajonit që kanë qenë në luftë mes vete duhet të ballafaqohen me të kaluarën. Kosova ka shprehur gatishmëri për këtë ballafaqim dhe i është përgjigjur gjithmonë thirrjes së drejtësisë.
Serbia, ndërkaq, si agresore e luftërave në Kosovë, Bosnjë e Hercegovinë, e Kroaci është dashur qysh moti të ndjek këtë shembull!
Pa mbyllur kapitujt e errët të luftës nuk mund të ndërtojmë paqe të qëndrueshme e stabilitet në rajon”, tha Jahjaga.

(Kosova Sot Online)