A do të futet Prishtina në karantinë, Komiteti takohet pasdite

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 14:00
A do të futet Prishtina në karantinë, Komiteti takohet pasdite

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19 do të mbajë sot takim për të shqyrtuar situatën epidemiologjike në vend lidhur me virusin korona,

Në këtë takim pritet të merren edhe disa vendime të tjera përmes së cilave vendi synon ta ndalojë përhapjen e mëtejshme të koronavirusit.

Takimi i komitetit do të fillojë në orës 16:30 në ambientet e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

Nëntë viktima dhe 546 raste të reja me koronavirus u konfirmuan të mërkurën në Kosovë.

(Kosova Sot Online)