Ja çfarë kishte ndodhur në vend kur presidenti kishte dhënë dorëheqje

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 14:01
Ja çfarë kishte ndodhur në vend kur presidenti kishte dhënë dorëheqje

Kosova ka mbetur sot pa president, pasi kreu i shtetit Hashim Thaçi njoftoi për dorëheqjen pasi iu konfirmua aktakuza për krime lufte nga Specialja.

Rrjedhimisht, ashtu siç e saktëson edhe Kushtetuta, në krye të shtetit do të qëndrojë kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani.

Kushtetuta thotë se Osmani mund të udhëheqë shtetin në gjysmë viti e nëse deri atëherë nuk zgjidhet presidenti i ri, Kosova mund të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare.

Kjo nuk është hera e parë që Kosova ka mbetur pa president, pasi që kreu i shtetit ka dorëzuar dorëheqjen.

Njësoj kishte ndodhur edhe me rastin e Behgjet Pacollit.

Pacolli ia kishte dorëzuar detyrën e presidentit, kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, Jakup Krasniqi, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e kishte shpallur të paligjshëm presidentin Behgjet Pacolli, për shkak të shkeljeve ligjore nga ana e deputetëve në ditën e zgjedhjes së tij.

“Me kërkesë të presidentit të deritashëm, Behgjet Pacolli, për shkaqe objektive, dorëzim-pranimi i detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës nga Behgjet Pacolli te kryetari i Kuvendit, njëkohësisht Ushtrues i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi, nuk do bëhet ditën e shtunë, datë 2 prill, siç ishte planifikuar, por do të bëhet të hënën, datë 4 prill 2011, në orën 10:00, në Kabinetin e Presidentit.”, ishte bërë e ditur në njoftimin e atëhershëm.

Megjithatë, nuk dihet se nga kush nga kabineti i Thaçit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani pritet të pranojë postin e të parit të shtetit. 

(Kosova Sot Online)