Ali Ahmeti: Bashkëluftëtarët e mij do të kthehen ngadhënjimtarë

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 14:30
Ali Ahmeti: Bashkëluftëtarët e mij do të kthehen ngadhënjimtarë

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti ka reaguar pas konfirmimit të aktakuzës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Ahmeti i cili ka qenë anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së, ka thënë se lufta e UÇK’së, ka qenë luftë e drejtë për liri.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte luftë e drejtë e kombit shqiptar për liri dhe vetëvendosje, por edhe për drejtësi dhe sundim të së drejtës, shoqëri demokratike dhe kohezive, të orientuar drejt vlerave euro-amerikane”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se është i bindur se bashkëluftëtarë e tij do të kthehen ngadhnjimtarë.

“Jam i bindur që shokët e mi, bashkëluftëtarët e mi, do ta dëshmojnë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe do të kthehen ngadhnjimtarë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe drejtësinë vendore e ndërkombëtare. Unë e di se si unë, ashtu edhe shokët e mi, po ta kishim edhe një jetë, edhe një mundësi, edhe një kushtrim për të luftuar për liri dhe barazi, ne do ta bënim përsëri sepse besuam dhe besojmë në të drejtën e kombit tonë”, ka thënë Ahmeti.

https://www.facebook.com/AliAhmetiOfficial/posts/3429967547039755

(Kosova Sot Online)