AAK’ja kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 14:49
AAK’ja kërkon mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas mbledhjes së kryesisë ka kërkuar mbledhje urjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.

Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar aktakuzën ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

AAK pos kërkesës për mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë ka kërkuar edhe mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë.

“AAK kërkon: Mbledhje të jashtëzakonshme të qeverisë për gjendjen e krijuar pas ngritjes së aktakuzave nga Dhomat e Specializuara. Qeveria duhet të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë, deri në një situatë të re. Mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës për situatën e sigurisë së përgjithshme”, thuhet në njoftimin e AAK’së.

(Kosova Sot Online)