BE: Mirëpresim bashkëpunimin e Hashim Thaçit me Gjykatën Speciale

  • G.G /
  • 05 November 2020 - 15:04
BE: Mirëpresim bashkëpunimin e Hashim Thaçit me Gjykatën Speciale

Zëdhënesi kryesor për punë të jashtme i BE’së, Peter Stano, e ka vlerësuar bashkëpunimin e ish-presidentit Hashim Thaçi me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorisë Speciale.

Stano, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në ‘Twitter’, ka thënë se BE-ja e mirëpret bashkëpunimin e Thaçit me BE’në.

Tutje, ai ka thënë se bashkëpunimi i plotë i këtillë është i rëndësishëm për sundimin e ligjit dhe rrugën e Kosovës drejt BE’së.

(Kosova Sot Online)