Latifi radhit nëntorët e UÇK’së: Kësaj radhe e nisi betejën e fundit

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 16:22
 Latifi radhit nëntorët e UÇK’së: Kësaj radhe e nisi betejën e fundit

Profesori i Filozofisë dhe ish-pjesëtari i UÇK’së, Blerim Latifi ka radhitur Nëntorët e UÇK’së duke ndërlidhur ngjarjet që kanë të bëjnë me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Latifi ka shkruar se muaji nëntor ishte muaji kur UÇK’ja u themelua e doli në skenë, më pas bëri betejën e parë e sot e nisi edhe betejen e saj të fundit.

“Nëntorët e UÇK-së Ishte nëntor, kur u themelua! Ishte nëntor, kur doli në skenën e historisë!
Ishte nëntor, kur e bëri betejën e saj të parë! Sot, në nëntor, e nisi betejën e saj të fundit”, ka shkruar ai.

Sot ish-eprorët e UÇK’së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi janë nisur për në Hagë pasi gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakzuat e Prokurorit të Specializuar për ta.

Dje edhe ish-zëdhënësi i UÇK’së, Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë të Holandës aty ku ndodhen Dhomat e Specializuara.

(Kosova Sot Online)