Gashi: Liria nuk është krim – ushtarët që e duan lirinë s’janë kriminelë

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 17:57
 Gashi: Liria nuk është krim – ushtarët që e duan lirinë s’janë kriminelë

Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka reaguar  pas konfirmimit të aktakuzave nga Specialja për presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e PDK-së Kadri Veseli dhe shefin e grupit parlamentar të VV-së, Rexhep Selimi.

Ai ka thënë se ashtu si në kohë të vështira edhe kësaj radhe me ballë të hapur e faqebardhë, do të mbrohet dinjiteti dhe lufta e pastër të UÇK-së.

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë përherë do të dëshmojë se liria nuk është krim dhe se ushtarët që e duan lirinë nuk janë kriminel,”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Edhe sa herë duhet të dëshmojmë se liria nuk është krim? 

Sot, tre pjesëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Presidenti Thaçi, ish-kryetari Veseli dhe shefi i grupit parlamentar të VV-së Rexhep Selimi, u nisën, për të dalë përpara gjyqit e drejtësisë ndërkombëtare, me ballë të hapur e faqebardhë si në kohët e vështira ashtu dhe në paqe, duke mbrojtur dinjitetin dhe luftën e pastër të UÇK-së.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës, është vlera më sublime e popullit shqiptarë dhe si e tillë përherë do të dëshmojë se liria nuk është krim dhe se ushtarët që e duan lirinë nuk janë kriminel!

Çlirimtarë jemi me ju, faqebardhë e fitimtarë ju presim!