Ish-prokurori serb: Kështu e ndihmova Hagën me dëshmitarë kundër UÇK’së

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 18:42
 Ish-prokurori serb: Kështu e ndihmova Hagën me dëshmitarë kundër UÇK’së

Prokuroria e Serbisë ka ndihmuar Prokurorinë Speciale të Hagës për ngritjen e aktakuzave kundër anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë duke bashkëpunuar në mënyrë teknike me zyrën e Prokurorit të Specializuar të Hagës për sigurimin e  dëshmitarëve.

Këtë e ka pohuar personi që ka qenë i përfshirë direkt në bashkëpunim me Hagën, Dragoljub Stankoviç.

Stankoviq i cili tashmë është prokuror në pension, ka treguar se i ka lejuar hetuesit e Hagës që të intervistojnë qindra dëshmitarë në Serbi.

“Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, të inkurajoja ata dhe t’i bindja të jepnin deklarata për Prokurorinë Speciale. Unë s’kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se kënd e kanë marrë në pyetje si dëshmitarë apo viktimë”, ka thënë Stankoviq, shkruan Tanjug.

Stankoviq ka thënë se i ka inkurajuar serbët që të flasin pasi sipas tij një gjë e tillë është e mirë për Serbinë.

Kjo deklaratë e Stankoviç vjen në ditën kru disa prej krerëve më të lartë të UÇK’së kanë udhëtuar drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzave.

(Kosova Sot Online)