Avokati i Jakup Krasniqit: Ai nuk e ka pranuar ende aktakuzën

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 18:48
 Avokati i Jakup Krasniqit: Ai nuk e ka pranuar ende aktakuzën

Valon Hasani, avokat i ish zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit ka thënë se ky i fundit nuk ka pranuar ende formalisht aktakuzën me akuzat që rëndojnë mbi të.

“Jo ende nuk e ka pranuar formalisht aktakuzën, mesa kemi informacione”, ka thënë avokati i Krasniqi.

Hasani gjithashtu ka bërë të ditur se për ish-kryetarin e Kuvendit, tashmë është angazhuar edhe një avokate nga Malajzia.

Avokati i ish zëdhënësit të UÇK-së thotë se që nga përfundimi i bastisjes një ditë më parë, nuk ka pasur kontakt më me Krasniqit.

Një ditë më parë, Dhomat e Specializuara të Kosovës konfirmuan arrestimin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhe transferimin e tij në njësinë e paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

(Kosova Sot Online)