EULEX për arrestimet e krerëve të UÇK’së: Kushdo që ka kryer krime, të mbajë përgjegjësi

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 20:40
 EULEX për arrestimet e krerëve të UÇK’së: Kushdo që ka kryer krime, të mbajë përgjegjësi

EULEX, misioni i sundimit të ligjit në Kosovë, që është në krah të prokurorisë speciale duke ofruar logjistikë dhe mbështetje operacionale, për arrestimin e personave të akuzuar, thekson se kushdo që ka kryer krime, duhet të mbajë përgjegjësi dhe procesi gjyqësor duhet të jetë i drejtë.

Zëdhënësja e EULEX, Joanna Lachana, deklaron në një intervistë për Abc, se njerëzit duan sundim të ligjit.

Lachana në fjalën e saj ka deklaruar se arrestimet bëhen nga zyra e prokurorit të specializuar, jo nga EULEX-i.

“Arrestimet bëhen nga zyra e prokurorit të specializuar, jo nga EULEX-i. Ky është qëndrimi i misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, i cili konfirmon se njësia që mbështet arrestimet është polake. EULEX është gjithashtu i qartë se kushdo që ka kryer krime, duhet të përballet me drejtësinë, por procesi gjyqësor duhet të jetë i drejtë.

Do të thosha gjithashtu se sundimi I ligjit luan një rol thelbësor këtu. Dhe ne do të donim të shihnim gjithkënd që ka kryer një krim, të mbahet përgjegjës në një process të drejtë. Ne e ndjekim nga ekstremisht afër situatën e sigurisë, dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me dy përgjegjësit e tjerë, policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Me qëllim që të ruajmë gadishmërinë dhe të kemi mundësi të reagojmë, nëse duhet dhe nëse na kërkohet nga policia e Kosovës, ka trajnime të rregullta për kontrollin e trazirave dhe turmave, midis të tre përgjegjësve, policisë së Kosovës, Eulex-it dhe KFOR-it. Një prej tyre po ndodh në fakt sot” , është shprehur Lachana.

Ndërkohë në lidhje me faktin se si do të ndikojnë arrestimet e prokurorisë speciale në nivelin e sigurisë në Kosovë. Zëdhënësja e EULEX-it, beson se njerëzit duan sundimin e ligjit.

“Unë shoh që njerëzit këtu duan që sundimi I ligjit të prevalojë. Janë të angazhuar. Dhe kur të shohin se është process I drejtë, atëherë kjo është dicka që ata gjithmonë e marrin parasysh. Ajo që mund të them është se ne gjithmonë shohim nëse ka ndryshime, kështu që. Le të presim dhe të shohim”, ka thënë ajo.

(Kosova Sot Online)