Specialja e ndihmuar nga EULEX shkojnë për bastisje në shtëpinë e Hashim Thaçit?

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 09:04
Specialja e ndihmuar nga EULEX shkojnë për bastisje në shtëpinë e Hashim Thaçit?

Vetura të shumta të Policisë së Kosovës janë parë në mëngjesin e së premtes pranë shtëpisë së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Një ditë pas transferimit të Thaçit në Hagë, policia e EULEX-it kanë zbarkuar në shtëpinë e Thaçit.

Aty gjendet edhe Policia e Kosovës, raporton Indeks.

Ndërkohë, në shtëpinë e Thaçit ka mbërrijtur edhe deputeti Abelard Tahiri, i cili ka qenë këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra.

Zyrtarë të EULEX’it kanë shkuar sot edhe te zyrat e PDK-së në Prishtinë.

(Kosova Sot Online)