Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Sabit Gecit

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 10:35
Aktakuzë është ngritur edhe ndaj Sabit Gecit

Ish-komandanti i UÇK-së, Sabit Geci e ka konfirmuar për media, se ndaj tij është ngritur aktakuzë nga Dhomat e Specializuara në Hagë.

Geci thotë se e ka parë që në aktakuzën e krerëve të UCK-së shihet edhe emri i tij, por, shton se nuk ka deri më tani njoftim zyrtar se edhe ai mund të jetë i akuzuar nga Specialja.

“Një aktakuzë shihet emri im, nuk di diçka tjetër. Njoftim zyrtar nuk kemi fare, vetëm atë që e kam parë se figuron edhe emri im”, tha ai.

Ai i ka cilësuar spektakël arrestimet e fundit të Speciales, e thotë se nuk frikësohet edhe nëse atij i ngritet aktakuzë.

“Këta kanë bërë vetëm spektakël, janë me u çuditë. Ne shqiptarët jemi popull frikacak, po unë se kam këtë frikë fare, ne shihet se nuk e kemi dashur lirinë, po vazhdojnë të përballemi me padrejtësitë që po na bëhen. Asnjë gjë s’ka të vërtete aty. Krejt janë shpifje”, ka thënë Geci.

(Kosova Sot Online)