Në Komisionin për Legjislacion kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 10:40
Në Komisionin për Legjislacion kalon Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike

Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike sot ka marrë mbështetjen e Komisionit parlamentar për Legjislacion.

Mbledhja është mbajtur ‘online’, derisa kryetari i këtij Komisioni Shkëmb Manaj ka konfirmuar për KP e me 5 vota për dhe një abstenim është miratuar në raporti me amendamenti I këtij projektligji për rimëkëmbje ekonomike.

“Po, kaloj. Me 5 vota për dhe një abstenim u miratua Projektligji dhe raporti me amendamente”, theksoi Manaj.

Ndërsa,  sot në orën 11:00 pritet të mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.

(Kosova Sot Online)