Alarmante: Shënohet rekord botëror i viktimave dhe rasteve me COVID-19

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 11:20
Alarmante: Shënohet rekord botëror i viktimave dhe rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të kaluara është shënuar rekord botëror i numrit të viktimave të koronavirusit me 11.447 të vdekur për një ditë.

Në 24 orët e fundit u regjistrua edhe rekord botëror i rasteve ditore të infektimeve me rreth 700.000 të infektuar, shkruan The Guardian.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të prekur nga COVID-19 në nivel global shkoi edhe më afër shifrës së frikshme prej 50 milionë rastesh, që pritet të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Tash për tash, shifra e përgjithshme e infektimeve në tërë botën është 48 milionë e 541 mijë persona.

Rritja e numrit të rasteve erdhi si pasojë e valës së dytë dhe rekordeve në disa shtete të Evropës si dhe rekordit në Shtetet e Bashkuara.

Ndryshe, shumë vende evropiane tashmë kanë marrë vendim që t’i kthejnë masat kufizuese, përfshirë orën policore dhe ndërprerjen e aktiviteteve të caktuara ekonomike për shkak të shifrave rekorde të infektimeve që i shënuan gjatë tetorit.

(Kosova Sot Online)