Reagon ambasada amerikane në Prishtinë pas rritjes së infektimeve me COVID-19

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 11:27
Reagon ambasada amerikane në Prishtinë pas rritjes së infektimeve me COVID-19

Pas rritjes së rasteve me COVID-19 në Kosovë ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë.

Përmes një postimi në Twitter, ambasada amerikane u ka kërkuar qytetarëve që të vendosin maskën, mbajnë distancën dhe t’i pastrojnë duart, në mënyrë që ta mbrojnë vetën dhe të tjerët.

“Ndërsa rastet e COVID-19 vazhdojnë të rriten në të gjithë vendin, mbani mend 3 hapat e shëndetshëm, të përditshëm, për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj: Vendosni një maskë, mbani distancën dhe pastroni duart. Ju mund të ngadalësoni përhapjen e COVID-19”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Kujtojmë se vetëm dje u konfirmuan 661 raste me COVID-19 në Kosovë. 

(Kosova Sot Online)