Rekomandohet që të karantinohet Prishtina: Vendimi pritet të merret së shpejti

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 11:55
Rekomandohet që të karantinohet Prishtina: Vendimi pritet të merret së shpejti

Pandemia në Kosovë po shënon rekorde në ditët e fundit, ku vetëm gjatë ditës së djeshme 661 raste të reja pozitive nga 1617 mostra të testuara që i bie mbi 40 për qind.

Vetëm në Prishtinë në 24 orët e fundit janë regjistruar 324 raste të reja. Në shtatë ditët e fundit

Kjo mesatare është nxjerrë me numrin e banorëve prej 216,870 sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vlerësimin e popullsisë për vitin 2019.

Bordi Këshillëdhënës i kryesuar nga Prof. Lul Raka, ka rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë që bazuar në incidencën kumulative të shtatë ditëve të fundit, të marr masa në tre grupe të ndryshme.

“Me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19, Bordi Këshilldhënës propozon futjen e kritereve për vendosjen e masave kufizuese përpjestimore, varësisht nga normat e incidencës kumulative të rasteve me Covid-19 në nivelin komunal përbrenda një periudhe kohore prej 7 ditësh. Ky kriter ndërlidhet me numrin e rasteve të reja të infektimit, të regjistruara gjatë 7 ditëve të mëparshme, në raport me numrin e banorëve të komunës”, thuhet në raportin e Bordit.

Sipas këtyre rekomandimeve, Grupi 1 me mbi 200 raste në 100 mijë banorë, duhet të ketë zbatim të rreptë të masave parandaluese. Grupi 2 me 200 deri 400 raste në 100 mijë banorë, kërkohet kufizim i objekteve hoteliere si dhe ndalim i aktiviteteve publike me mbi 50 persona.

Ndërkaq në Grupin 4 me mbi 400 raste të reja në 100 mijë banorë brenda shtatë ditësh, Bordi ka këshilluar që të ndalohet puna e gastronomisë përveç shërbimit ‘merre me vete’. Ndalim i qarkullimit për qytetarët nga ora 22:00-05:00. Mbyllja e shkollave, ndalim i ceremonive fetare, etj.

Në nivel të Kosovës në 14 ditët e fundit mesatarja për 100 mijë banorë ka arritur në 265 raste të reja pozitive. Ndërkaq në këtë periudhë të njëjtë janë kryer 1004 teste për 100 mijë banorë. Sipas këtyre statistikave, mbi 25 për qind e testeve janë pozitive.

Në Kosovë deri më tani janë regjistruar 22 mijë e 206 raste pozitive me Covid-19, nga mbi 102 mijë persona të testuar. Numri total i vdekjeve ka arritur në 720. Raste aktive me Covid janë mbi 5,500.

(Kosova Sot Online)