Gjermania: Jemi në dijeni për dorëheqjen e Thaçit, vlerësojmë bashkëpunimin e me Hagën

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 11:58
Gjermania: Jemi në dijeni për dorëheqjen e Thaçit, vlerësojmë bashkëpunimin e me Hagën

Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë kanë reaguar pas aktakuzës së ngritur ndaj Hashim Thaçit duke thënë se e vlerësojnë dorëheqjen e tij nga pozita e presidentit për të bashkëpunuar me Gjykatën Speciale.

“ Ne jemi në dijeni për dorëheqjen e presidentit Thaçi. Vlerësojmë deklarimin për bashkëpunim në mes të pandehurve dhe autoriteteve të zbatimit të ligjit. Procesimi i krimeve të luftës është i domosdoshëm dhe pjesë e angazhimit kosovar për sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin e Berlinit zyrtar.

Tutje nga MPJ gjermane thonë se s’mund të ketë paqe afatgjate në një shoqëri pa drejtësi.

“Gjermania edhe më tutje mbështet punën e rëndësishme të Dhomave të Specializuara të Kosovës  me personel dhe financa. Kosova është një partner evropian shumë i rëndësishëm me të cilin punojmë ngushtë”, përfundon njoftimi

(Kosova Sot Online)