Osmani në Prekaz: Kjo vizitë nuk është ceremoni, por simbolikë për ditët sfiduese që po kalojmë

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 12:23
Osmani në Prekaz: Kjo vizitë nuk është ceremoni, por simbolikë për ditët sfiduese që po kalojmë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz.

Osmani u pyet para mediave se përse po zhvillon ceremoni përderisa është vetëm ushtruese e detyrës e jo presidente.

U.D së Presidentes u përgjigj se nuk është thjesht ceremoni por arsyeja e vizitës ka të bëjë me simbolikën e Prekazit i cili është vend që frymëzon bashkim nëpër sfidat që po kalon vendi.

“Kjo nuk është thjesht një ceremoni, në momente të vështira kjo është arsyeja e vizitës sime për të vizituar vendet që frymozojnë bashkim. Unë besoj që si rregull kushtetuta e përcakton se secilën detyrë që ka presidenti e ka edhe ushtruesi i detyrës i ka për detyrë. Veprimet juridike nuk duhej të merrnin komente politike”, ka thënë Osmani.

Ajo tutje është shprehur se Prekazi është dëshmia e drejtpërdrejt e mendësisë shfarosëse dhe gjenocidale e Serbisë në Kosovë.

“Në ditët sfiduese që po kalon vendi ynë është me rëndësi që të përkulemi para vendit që mund ta gjejmë simbolin më të rëndësishëm të lirisë sonë. Në anën tjetër këtu mund të shohim dëshminë e drejtpërdrejt të gjenocidit të kryer nga Serbia në Kosovë.Kjo tregon për mendësinë shfarosëse të Serbisë për të cilën ajo akoma nuk kërkon falje”, tha ajo.

(Kosova Sot Online)