Gjykata Speciale njofton për orarin kur Thaçi del para Tribunalit

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 12:52
Gjykata Speciale njofton për orarin kur Thaçi del para Tribunalit

Specialja ka dhënë detaje për paraqitjen e parë t ëish-presidentit të vendit para Tribunalit Special.

Në njoftimin e Speciales, thuhet se Thaci do të dalë para Dhomave të Specializuara me datë 9 nëntor në ora 15:00.

Aktakuza kundër Hashim Thaçit u konfirmua më 26 tetor 2020. Ai u arrestua nga Zyra e Prokurorit të

Specializuar më 5 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë në të njëjtën ditë.

Aktakuza e ngarkon Hashim Thaçit me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

Paraqitja e parë e Hashim Thaçit do të mbahet në seancë publike.

(Kosova Sot Online)