Specialja iu referohet vetëm si “sulme” masakrave të Serbisë në Qirez, Likoshan e Prekaz

  • G.G /
  • 06 nëntor 2020 - 12:56
Specialja iu referohet vetëm si “sulme” masakrave të Serbisë në Qirez, Likoshan e Prekaz

Zyra e Prokurorit Special ka publikuar aktakuzën e plotë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në pikën 20 të aktakuzës Prokurori Special i është referuar masakrave në Qirez, Likoshan e Prekaz si sulme të Forcave të Ushtrisë Jugosllave e jo si masakra.

“Konflikti i armatosur mes UÇK’së dhe Forcave të Ushtrisë Jugosllave u intensifikuan në shkurt dhe në mars 1998, Forcat e Ushtrisë Jugosllave zhvilluan sulme në Qirez, Likoshan dhe Prekaz. Më 5 mars 1998 sulmi në Preka të Skenderajt, forcat e Ushtrisë Jugosllave vranë më shumë se 50 njerëz, përfshirë Adem Jasharin, komandant i njohur i UÇK’së  dhe gati të gjithë familjen e tij”, thuhet ndër të tjera.

Ndërkaq në pikë 21 të kësaj aktakuze, aksionet e UÇK’së në Mars 1998 janë cilësuar si “aksione terroriste”.

“Më 31 mars 1998, konfilikti eskaloi në një masë që Këshilli i Kombeve të Bashkuara kaloi rezolutën 1160, për të ndalur shitjen ose furnizimin e armëve për Ushtrinë Jugosllave, duke kërkuar nga Ushtria Jugosllave të marrë masa për të arritur një zgjidhje politike në Kosovë, dhe duke i bërë thirrje UÇK’së që t’i dënojë aksionet terroriste dhe t’i arrijë qëllimet e veta përmes rrugëve paqësore”, thuhet në aktakzuë.

Prokuroria e Serbisë ka ndihmuar Prokurorinë Speciale të Hagës për ngritjen e aktakuzave kundër anëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një gjë e tillë është bërë duke bashkëpunuar në mënyrë teknike me zyrën e Prokurorit të Specializuar të Hagës për sigurimin e dëshmitarëve.

Këtë e ka pohuar personi që ka qenë i përfshirë direkt në bashkëpunim me Hagën, Dragoljub Stankoviç.

Stankoviq i cili tashmë është prokuror në pension, ka treguar se i ka lejuar hetuesit e Hagës që të intervistojnë qindra dëshmitarë në Serbi.

“Detyra ime ishte të gjeja dëshmitarë, të inkurajoja ata dhe t’i bindja të jepnin deklarata për Prokurorinë Speciale. Unë s’kam marrë pjesë në intervista dhe nuk e di se kënd e kanë marrë në pyetje si dëshmitarë apo viktimë”, ka thënë Stankoviq, shkruan Tanjug.

Stankoviq ka thënë se i ka inkurajuar serbët që të flasin pasi sipas tij një gjë e tillë është e mirë për Serbinë.

Kjo deklaratë e Stankoviç vjen në ditën kru disa prej krerëve më të lartë të UÇK’së kanë udhëtuar drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzave.

(Kosova Sot Online)