Çfarë nëse ndodh befasia: Ky është skenari që ia jep fitoren Trumpit

  • G.G /
  • 06 November 2020 - 12:58
Çfarë nëse ndodh befasia: Ky është skenari që ia jep fitoren Trumpit

Pavarësisht numrit më të madh të votave në Kolegjin Zgjedhor që kandidati Joe Biden ka në krahasim me rivalin Donald Trump, gara ende nuk mund të quhet e mbyllur. Por, me cilin skenar ka gjasë presidenti i deritashëm amerikan që ta fitojë mandatin e dytë?

Ndonëse Joe Biden ka më shumë gjasa për t’i fituar zgjedhjet sipas rezultateve të deritashme, miliarderi Trump matematikisht ende nuk i ka humbur të gjitha gjasat për fitore.

Gazeta The Guardian shkruan që për t’i fituar zgjedhjet, Donald Trump duhet të triumfojë në katër nga pesë shtetet ku gara është ende e hapur. Me fjalë të tjera, përpos Pensilvanisë, Trumpi duhet të fitojë edhe në tri nga këto shtete: Karolinë Veriore, Nevada, Arizona dhe Georgia.

Sidoqoftë, gjasat që kjo të ndodhë janë mjaft të vogla, duke pasur parasysh që Joe Biden është në epërsi në tri prej tyre: Nevada, Arizona dhe Georgie.

Në anën tjetër, Bidenit i nevojitet fitorja në dy nga këto shtete: Arizona, Karolina Veriore, Nevada dhe Georgia. Një skenar tjetër është që ai të fitojë në Pensilvani, ku epërsia e Trumpit në 24 orët e fundit është tkurrur shumë nga qindra mijëra vota në vetëm rreth 18 mijë.

Kështu, Bideni ka gjasa shumë më të mëdha, sepse është në epërsi të konsiderueshme në Arizona, por epërsi ka edhe në Nevada dhe Georgia.

Sipas agjencisë Associated Press, Joe Biden deri më tani ka 264 vota në Kolegjin Zgjedhor, vetëm gjashtë më pak se numri i nevojshëm për t’i fituar zgjedhjet zyrtarisht. Në anën tjetër, Donald Trump deri më tani ka siguruar 214 vota në Kolegjin Zgjedhor, dukshëm më pak se rivali Biden.

(Kosova Sot Online)