Hetuesit e Speciales futen në oborrin e shtëpisë së Thaçit

  • 06 November 2020 - 13:32
Hetuesit e Speciales futen në oborrin e shtëpisë së Thaçit

Hetuesit e Speciales janë duke e vazhduar bastisjen në shtëpinë e ish Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Veturat e EULEX’it tashmë janë futur në oborrin e shtëpisë së tij.

Aktualisht, atje gjenden tri vetura të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë.

Përveç në shtëpinë e Thaçit, bastisja është duke vazhduar edhe në shtëpinë e deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimit.

Ky operacion po kryhet me mbështetje të EULEX’it dhe Policisë së Kosovës.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka konfirmuar se është duke kryer operacione në Kosovë.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, ZPS-ja ka njoftuar se aksionet po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) aktualisht është duke kryer operacione në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)