Reagon Rukiqi: Kufijtë e hapur e vendi mbyllet në vikend, të gjithë do të ikin në Shqipëri e Maqedoni

  • G.G /
  • 06 nëntor 2020 - 14:47
Reagon Rukiqi: Kufijtë e hapur e vendi mbyllet në vikend, të gjithë do të ikin në Shqipëri e Maqedoni

IKSHPK dhe Komiteti për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me COVID-19 ka mbajtur takim për ta analizuar situatën epidemiologjike dhe në bazë të rekomandimeve janë shqyrtuar disa propozim-vendime.

Disa masa që do të ndërmerren janë: Ndalohet veprimtaria e të gjitha subjekteve afariste dhe bizneseve, qendrave tregtare e rekreative, supermarketeve, subjekteve që ofrojnë shërbimet e gastronomisë në tërë territorin e Kosovës prej orës 20:00 datë: 06/11/2020 (e Premte) deri më datë: 09/11/2020 (e Hënë) në orën 05:00.

E kundër këtryre masave është shprehur të jetë, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Përmes një postimi në rrjetin social, Rukiqi është shprehur se këto masa pa ligj për rimëkëmbjen ekonomike e çojnë vendin drejtë kolapsit.

“Me çfarë baze propozohet mbyllja gati totale e vendit për tëre fundjavën, e kufijtë të mbesin të hapur??? Dmth, efekti i vetëm i këtyre masave, nëse të njëjtat miratohen apo janë miratuar tashmë, është dyndja e qytetareve dhe rritja e konsumit ne Shqipëri, Maqedoni, Turqi, etj. E ri përsëris: Çdo mbyllje, pa masa përkrahëse për biznesin, pa ligj për rimëkëmbjen po na dërgon drejt kolapsit.

(Kosova Sot Online)