Përveç Prishtinës, këto janë qytetet tjera që karantinohen gjatë këtij vikendi

  • E.K /
  • 06 November 2020 - 15:57
 Përveç Prishtinës, këto janë qytetet tjera që karantinohen gjatë këtij vikendi

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të ndalojë hyrjet-daljet në Komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Podujevës dhe Shtimes.

Hyrjet dhe daljet në këto qytete ndalohen nga sonte në ora 20:00, deri të hënën në roa 05:00.

Obligohet Policia e Kosovës në çdo hyrje/dalje të bëjë kontroll rigoroz për parandalimin e përhapjes së infeksionit me COVID-19.

“Për të gjithë shkelësit e këtyre masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore konform Ligjit nr. 07/l-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

(Kosova Sot Online)